Veriut i jepet Gjykata Themelore
Qeveria e Kosovës ka bërë edhe një lëshim në dialogun me Serbinë – ka pranuar që për komunat e veriut të ketë një Gjykatë Themelore. Veprimi është në kundërshtim me Ligjin mbi gjykatat.
Kjo dhe të dhëna të tjera që flasin për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, janë përfshirë në një Raport që këtë muaj ekzekutivi ia ka përcjellë Bashkimit Evropian, përkatësisht Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.
Aty potencohet edhe e dhëna se në veri akoma funksionojnë mekanizma paralelë, përfshirë gjykatat që ende pranojnë lëndë. Po kështu, përmendet edhe një strukturë paramilitare që vepron lirshëm. /Koha Ditore/


