ARKATANA

Veriu shkëputet nga sistemi energjetik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në veri të Kosovës është formuar një Kompani për shërbime energjetike, e cila do të merret me distribuimin e energjisë elektrike për veriun e Kosovës. Kompania për shërbime energjetike “Elektrodistiribucija Sever” (“Elektrodistribucioni Veri”) është themeluar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Zubin Potokut, të mërkurën në orët e mbrëmjes, në të cilën merrnin pjesë edhe Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Dejan Paviçeviq, oficer ndërlidhës i Serbisë në Kosovë dhe Vanja Udoviçiç, ministër për Rini dhe Sport i Republikës së Serbisë.

Uji Dea

Kompania është themeluar si shoqëri aksionare për distribuimin e energjisë elektrike “Elektrodistribucija Sever”, sh.a., ndërsa drejtor i Kompanisë është emëruar, siç është thënë, “njëri prej punëtorëve me stazh më të gjatë në ‘Elektrokosmet’ në Mitrovicë të Kosovës”, Boban Novakoviq. Me këtë akt, veriu i Kosovës përfundimisht shkëputet nga sistemi energjetik i Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.