Hidromorava

Veriu, pastaj zgjedhjet!

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Adrian Çollaku – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën, edhe në katër sy ia bëri të qartë liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, se nuk e ka ndërmend që t’ia lëshojë postin e kryeministrit. Ia bëri të qartë se ëndrrat që i sheh “me sy çelë” shpesh të lënë me gojë hapur…

Megjithatë kjo pjesë tanimë ka përfunduar. Siç thuhet, diçka e shkuar e harruar, ndonëse dikush u dogj e dikush përfitoi nga e tërë kjo lojë politike e mediatike. Për këtë çështje më nuk ia vlen as të diskutohet e as të debatohet, sepse këtë më së miri do ta dëshmojë rezultati i zgjedhjeve të ardhshme.

Por, tani pas dështimit të koalicionit ndërmjet dy partive të dala nga lufta e UÇK-së, PDK-së e AAK-së, Qeveria e Kosovës gjendet në këmbë të qelqta. Koalicioni aktual qeverisës de facto nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të udhëhequr qeverinë, gjegjësisht nuk i ka 61 votat e domosdoshme në Kuvend që të funksionojë ashtu si duhet, përjashtuar këtu votat e “blera” dhe mbështetjen e disa deputetëve, të cilët e shihnin veten ulur në karriget e “buta” të pushtetit.

Kështu, pyetja që do të shtrohet pas dështimit të koalicionit PDK-AAK, është se si do të funksionojë tutje ky koalicion pa e pasur shumicën në Kuvend? Apo vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Fillimisht duhet përgjigjur pyetjes së dytë, për të dalë tek e para.

Arsyetimet zyrtare që po jepen kinse nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme pa përfunduar reforma zgjedhore janë të paqëndrueshme, sepse kjo gjë besoj do të përfundonte shumë shpejt, sikur partitë të kishin më shumë vullnet. Dhe i tërë problemi këtu qëndron tek mosgatishmëria e dy partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës të udhëhequr nga Isa Mustafa dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Përpos që këto dy parti nuk janë të përgatitura sa duhet për të shkuar në zgjedhje, janë edhe dy faktorë tjerë që njëherë për njëherë pamundësojnë mbajtjen e tyre.

Eco Higjiena

Së pari, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme menjëherë pas garës së brendshme zgjedhore në Partinë Demokratike të Kosovës, do të ishte shumë e rrezikshme për dy partitë opozitare, LDK-në e AAK-në, për faktin se anëtarësia e partisë më të madhe në vend ende është shumë aktive dhe e mobilizuar. Jam i bindur se këto parti e kanë analizuar mirë këtë problem dhe e kanë të qartë rrezikun nga PDK-ja.

Përveç këtyre, një faktor shumë i rëndësishëm, dhe ndoshta kryesori që të mos kemi zgjedhje të shpejta është faktori ndërkombëtar. Nuk besoj se ndërkombëtarët, e sidomos Bashkimi Evropian do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme kur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në pikën kulminante dhe janë në fazën më të rëndësishme. Pra, pa përfunduar bisedimet, ose thënë më qartë, pa përfunduar zgjidhja e problemit të veriut, ndërkombëtarët në asnjë rast nuk do të lejojnë kurrfarë zgjedhjesh.

Madje, po të dojë edhe vetë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, që tani për tani është njeriu më i fuqishëm në vend, të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ai do ta ketë të vështirë t’ia arrijë këtij qëllimi.

Prandaj, deri në zgjidhjen e problemit të veriut të vendit zgjedhjet e parakohshme do të jenë vetëm “ëndërr”. Deri në atë kohë edhe kjo qeveri, qoftë edhe me 50 numra, edhe pa AAK-në zyrtarisht do të “mbijetojë”. Deshën apo nuk deshën ta pranojnë, drejtuesit e AAK-së do të jenë të detyruar që ta mbështesin këtë qeveri, derisa t’u vijë koha zgjedhjeve të parakohshme.

Në anën tjetër, as LDK-ja si partia më e madhe opozitare nuk do ta ketë “luksin” që të ngrejë një mocion votëbesimi ndaj qeverisë Thaçi e as ta përkrahë ndonjë mocion, në rast se do të iniciohej, për shembull, nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.