UBT

Veriu, në vakum institucional

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sot bëhen pesëmbëdhjetë ditë prejse kryetarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje, ndërkohë Zyra Ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ende nuk ka dalë me vendim nëse duhet të pranohen këto dorëheqje ose jo, pasi në dorëheqje kryetarët serbë të këtyre komunave i janë referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, mosdhënia e verdiktit nga Zyra Ligjore në MAPL po e zgjat kohën e vakumit institucional në atë pjesë të Kosovës, pasi nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje të reja në katër komunat veriore. Referenca “Kosova e Metohija” në dorëheqjet e kryetarëve veriorë pavarësisht që mohon Kosovën Republikë, vlerësohet që nuk duhet të jetë arsye për mospranimin e dorëheqjeve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

UBT

Se si do të veprohet më tutje me komunat në veri gazeta “Zëri” ka dërguar pyetje në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, por zyrtarët e kësaj ministrie kanë thënë se ende nuk ka vendim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.