UBT

Veriu ndërpret bashkëpunimin me KFOR-in

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë marrë vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me KFOR-in pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe të ministrave Haki Demolli e Skender Hyseni, të cilët kanë marrë pjesë në hapjen e urës në Bistricë, për rinovimn e së cilës KFOR-i ka investuar 400 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Serbët janë revoltuar në komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo, për shkak se siç thuhet në një komunikatë për medie, pavarësisht vullnetit të serbëve dhe pa paralajmërim ka shoqëruar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, duke përfshirë edhe ministrin e FSK-së, Haki Demolli, në veri të Kosovës.

Uji Dea

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë thënë se përkundër bllokimit të rrugës nga serbët në Rudare të Zveçanit, Mustafa dhe Fungo kanë shkuar në Bistricë nëpërmes rrugëve alternative për të marrë pjesë në hapjen e urës, aktin e së cilës serbët e cilësojnë të politizuar.

“Vizita e Mustafës në veri ka ndodhur pa dëshirën e qytetarëve serbë. Popullit serb në veri nuk mund t’i imponohet realiteti politik nëpërmes armëve. Kjo ka qenë një manovër politike e ushtarake e KFOR-it, qëllimi i të cilët është rrënimi i procesit të normalizimit dhe mbjellja e frikës në mesin e serbëve në veri të Ibrit. Me këtë akt KFOR-i ka kaluar vijën e hollë që ndan paqeruajtësit nga okupatorët” , thuhet mes tjerash në komunikatën e kryetarëve të komunave veriore të Kosovës, Goran Rakiq (Mitrovicë e Veriut), Stevan Vulloviq (Zubin Potok), Dragan Jabllanoviq (Leposaviq) dhe Vuçina Jankoviq (Zveçan), pas takimit që kanë mbajtur në Komunën Veriore të Mitrovicës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.