UBT

Veriu i tensionuar, Haradinaj: Të gjendet jo vetëm rruga për deeskalimin e situatës, por edhe paqja, prosperiteti dhe stabiliteti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se është për keqardhje që përfaqësuesit e komunitetit serb, nuk e kishin kuptuar drejt ofertën e tij në kohën kur ishte kryeministër që ata integrohen në institucionet e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se: “Për fat të keq ata nuk arritën ta kuptonin se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kjo edhe si parakusht i anëtarësimit në NATO, do të ishte garanca më e mirë edhe për perspektivën e komunitetit serb, por e mohuan atë duke e bërë një vlerësim të gabuar dhe duke injoruar kështu proceset integruese”.

Tutje i pari i AAK-së tha se është në interesin e përbashkët që të gjendet jo vetëm rruga për deeskalimin e situatës, por edhe paqja, prosperiteti dhe stabiliteti.

Eco Higjiena

“Vendet anëtare të NATO-s e kanë shkallën më të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut, pavarësisht etnisë apo çfarëdo përkatësie tjetër, gjë që do të ishte garancë edhe për komunitetin serb dhe të drejtat e tij.

Është në interesin e përbashkët që sot, pavarësisht se raportet janë më të acaruara, ta kuptojmë drejt njëri-tjetrin dhe ta gjejmë rrugën, jo vetëm të de-eskalimit të situatës, por edhe perspektivën e bashkëpunimit, si e vetmja rrugë e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/