ARKATANA

Veriu e pati okupuar jetën në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në javën kur ka nisur shënimi i Ditës së Evropës, përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka vlerësuar se Kosova i është afruar shumë më shumë BE-së pas arritjes së marrëveshjes për veriun me Serbinë.

Në një intervistë për “Tribunën”, ai ka thënë se pret që marrëveshja të jetë fillimi i zgjidhjes së problemeve të veriut dhe atyre të marrëdhënieve me Serbinë, të cilat, sipas tij, e patën okupuar jetën e përditshme në Kosovë.

Marrëveshja, siç ka thënë ai, nuk ka dualizëm ligjor por nuk do të jetë lehtë e zbatueshme.

Uji Dea

Tribuna: Z. Zhbogar, marrëveshja po kundërshtohet fuqishëm nga serbët në veri, ka edhe disa ngurrime tjera. Personalisht a jeni i shqetësuar?

Zhbogar: Nuk jam i shqetësuar. Mund të them se ne kemi pritur që të ketë vështirësi në këtë fazën e pranimit dhe zbatimit të marrëveshjes. Mendoj se edhe kur palët po e diskutonin marrëveshjen, ata e kishin në mendje zbatimin. Besoj se ka më shumë marrëveshje sesa ajo që figuron në atë letër.

Ka pasur tri herë takime që kanë zgjatur me orë të tëra dhe aty janë diskutuar detajet. Marrëveshja nuk ka kuptim pa zbatim. Njerëzit në veri duket se janë duke reflektuar mbi marrëveshjen. Qeveria e Serbisë po mundohet t`i bindë që marrëveshja është e mirë, gjë që unë e mendoj gjithashtu. Marrëveshja është e mirë për ta. Ajo u jep qeverisjen e duhur lokale, gjë që garanton qëndrueshmërinë e tyre në Kosovë. Shpresoj që në fund njerëzit do ta kuptojnë se zbatimi i marrëveshjes nënkupton mbrojtjen e serbëve në Kosovë (Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.