Eko Higjiena

Verifikim nën “thjerrëz” për pjesëtarët e MUP-it

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Përfaqësuesit politikë në Prishtinë kanë shfaqur drojën se pajtueshmëria mes Prishtinës dhe Beogradit, që pjesëtarët e MUP-it të integrohen në Policinë e Kosovës mund t’i sjellë telashe funksionimit të këtij institucioni të sigurisë.

Për këtë qëllim ata kërkuan që para çdo pranimi të këtyre pjesëtarëve, të ketë verifikim rigoroz për të kaluarën e tyre.

Këta përfaqësues të partive opozitare në Kuvend kanë vlerësuar se verifikimi duhet të ndodhë medoemos pasi, sipas tyre, në këtë mënyrë do të shmangej rreziku që në polici të futen edhe njerëz me dosje kriminale.

Mobi Casa

Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, ka theksuar se pjesëtarët e MUP-it të cilët do të integrohen në Polici, duhet të jenë besnikë karshi Republikës së Kosovës.

“Çdo person i cili konkurron në Policinë e Kosovës, duhet të jetë i verifikuar dhe njëkohësisht të mos ketë kundërshti me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Isufi…(Tribuna).