FITORJA

Verërat kosovare, pushtojnë tregun evropian

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Verërat kosovare, viteve të fundit kanë zënë vend në tregjet rajonale dhe evropiane. Shtimi i prodhimtarisë në këtë sektor, ka bërë që të rritet eksporti drejt këtyre tregjeve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjashtë vitet e fundit, Kosova ka arritur të eksportojë rreth 29 milionë litra verë në 24 shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

E në bazë të këtyre të dhënave, del se prodhimi i verërave ka shënuar rritje viteve të fundit, ku vetëm gjatë vitit të kaluar, verëtarët kosovarë kanë arritur të prodhojnë mbi 5 milionë litra verë. Duke parë rëndësinë e këtij sektori dhe konkurrueshmërinë e verërave kosovare në tregjet e huaja, Ministria e Bujqësisë sivjet e ka rritur përkrahjen financiare për prodhuesit e këtij sektori.

Zëdhënësi i MBPZhR-së, Adil Behramaj, thotë se përmes kësaj mbështetje, synojnë shtimin e sipërfaqeve me vreshta të reja me rrush tryeze, përmirësimin e strukturës varietore dhe modernizimin e sistemeve mbështetëse për këto vreshta, duke ndikuar kështu edhe në stimulimin e eksportit drejt tregjeve të huaja. “Kosova ka kushte agroklimatike shumë të përshtatshme për zhvillimin e vreshtarisë dhe verëtarisë. Stoqet e verës, si rezultat i rritjes së eksportit në dy vitet e fundit kanë rënë për 4.3 milionë litra dhe ne tani me investimet tona jemi fokusuar në ngritjen e vreshtave të reja të rrushit të tryezës dhe në rritjen e qëndrueshmërisë në prodhimtarinë e vreshtave ekzistuese, të cilat sivjet do të subvencionohen me nga 200 euro për një hektarë.

ARKATANA

Gjithashtu, në masë të madhe jemi të fokusuar edhe në modernizimin e infrastrukturës në mënyrë që të përmirësojë efikasitetin dhe vlera e përgjithshme e përkrahjes së planifikuar arrin në 1.1 milionë euro, ku 600 mijë do të jenë subvencione, 200 mijë grante investive dhe 300 mijë të tjera janë planifikuar për subvencionimin e stoqeve të verës”, thotë zëdhënësi Behramaj.

I gjithë ky investim i ministrisë, sipas drejtorit të Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, Ismet Haxhimurati, do të ndikojë pozitivisht në shtimin e rendimentit të rrushit dhe në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve kosovare. “Subvencionet dhe grantet investive, të cilat sivjet do të ndahen për këtë sektor nga Ministria e Bujqësisë, do të jenë një ndihmesë shumë e madhe për zhvillimin e këtij sektori, i cili deri më tani nuk e ka pasur asnjëherë këtë përkrahje nga asnjë institucion. E përveç shtimit të rendimentit, kjo përkrahje do të ndikojë dukshëm edhe në rritjen e eksportit të verës në tregjet e huaja”, thotë drejtori Haxhimurati.

Ndryshe, gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit, eksporti më i madh i verërave ka qenë në tregun e Gjermanisë, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë. Ndërsa, në gjithë territorin e Kosovës vlerësohet se janë 4965 vreshtarë, të cilët e kultivojnë rrushin në një sipërfaqe prej 3217.45 hektarë, ku varietetet për prodhimin e verës kultivohen në një sipërfaqe prej 2538 hektarë, rrushi i tryezës në një sipërfaqe prej 677 hektarë dhe rrushi për tharje në një sipërfaqe prej 2.45 hektarë. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.