ARKATANA

Vera: Si të evitojmë dehidratimin?

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Me anë të djersitjes humbasin shumë kripëra të nevojshme për organizmin, në veçanti natriumi dhe kaliumi, si dhe natyrisht, uji. Pasojat e dehidratimit mund të jenë shumë të rënda, dhe për këtë, në mënyrë që të zëvendësoni humbjet duhet të pini lëngje më tepër se ç’e keni zakon. Uji është pija ideale, por edhe lëngjet e frutave, frutat e shtrydhura si dhe perimet e shtrydhura apo pure, janë të rekomanduara sepse përmbajnë edhe vitamina e kripëra minerale.

Cfarë duhet të konsumojmë për t’i shpëtuar të nxehtit dhe për të shmangur sëmundjet tipike verore?

Dieta ideale.

Vera është dhe periudha e pushimeve, në të cilën përgjithësisht priremi të lëvizim më shumë: Në qoftë se udhëtoni drejt detit, ecni apo bëni ekskursione në male, kjo sigurisht nënkupton një rritje të shpenzimeve të kalorive, sidomos në mal, çka rrit rrezikun e shtimit të oreksit dhe ju bën që të hani më shumë. Kështu që do t’ju duhet të mbani një dietë të ekuilibruar, të normalizuar në kalori duke respektuar shpërndarjen e sasisë së ushqimit në një numër të caktuar vaktesh: Mëngjesi duhet të jetë gjithmonë i bollshëm dhe me kalori, në mënyrë që të keni kalori të mjaftueshme dhe për drekën, që të mos rëndoheni në orët e nxehta. Sipas kësaj logjike, dreka duhet të jetë e lehtë dhe e freskët, kurse darka duhet të jetë më gjithpërfshirëse.

Cfarë duhet të pish?

Uji Dea

Me anë të djersitjes humbasin shumë kripëra të nevojshme për organizmin, në veçanti natriumi dhe kaliumi, si dhe natyrisht, uji. Pasojat e dehidratimit mund të jenë shumë të rënda, dhe për këtë, në mënyrë që të zëvendësoni humbjet duhet të pini lëngje më tepër se ç’e keni zakon. Uji është pija ideale, por edhe lëngjet e frutave, frutat e shtrydhura si dhe perimet e shtrydhura apo pure, janë të rekomanduara sepse përmbajnë edhe vitamina e kripëra minerale.

Cfarë duhet të hash?

Dieta “mesdhetare” është dieta që nënkupton miratimin e zakoneve të ushqyerjes së shëndetshme, çka do të thotë konsum i ushqimeve të pasura me fibra bimore (fruta, perime, drithëra, bishtajore), mishin dhe peshkun. Temperaturat relativisht të larta kanë tendencë të ulin oreksin, prandaj konsumoni sallatat dhe “pjatat e ftohta”, pasi zëvendësojnë edhe humbjet e lëngjeve për shkak të djersitjes.

Cilat vitamina?

Disa vitamina (A, C, E) janë shumë të rëndësishme për t’u marrë në stinën e verës, edhe për veprimin që kanë kundra efektit “fotoaging”, pra plakjes për shkak të rrezeve të diellit. Vitamina A dhe pararendësja e saj (beta-carotene), gjenden në perimet e verdha (karota, kungull, pjeshkë, pjepër) vitamina C është e pranishme në fruta dhe agrume, domate, lakër, speca jeshile dhe vitamina E, me veprim anti-oksidant dhe anti-plakje gjendet në vajrat bimore, embrionin e grurit, bishtaja dhe të verdhën e vezëve. Mos harroni selenin, një element yndyror mineral, i pasur me antioksidantë që e bëjnë një agjent potencial të vitaminës E i cili gjendet në drithëra, majanë e birrës, mish, në peshk, te qepët, hudhrat, brokoli, lakra, në qumësht dhe produktet e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.