FITORJA

Vera e kuqe dhe ndikimi tek jetëgjatësia

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Studiuesit kanë konfirmuar se një element përbërës që gjendet tek vera e kuqe, lufton pasojat e dëmshme të plakjes dhe mund të ndikojë tek zgjatja e jetës, duke pakësuar sëmundjet që shoqërojnë plakjen.

Ata thonë se ky studim dhe zbulime të tjera të kësaj fushe mund të çojnë në vitet e ardhshme, në zbulimin e një ilaçi kundër plakjes.

Resveratroli, një molekulë e vogël që gjendet tek vera e kuqe ka treguar se tek ekperimentet e kryera me mizat dhe krimbat, ka rritur ndjeshëm jetën e tyre, duke kufizuar sëmundjet, përfshirë kancerin dhe sëmundjen e zemrës. Studjuesit thonë se resveratroli ndikon pozitivisht tek speciet e ndryshme, duke shtuar aktivitetin e mitochondrias, që luajnë rolin e fabrikave të energjisë tek qelizat e njeriut.

Tani shkencëtarët për herë të pare kanë krijuar një model për minjtë, që mund të ëojë në të ardhmen në prodhimin e një ilaçi kundër plakjes. David Sinclair është professor i gjenetikës në Universitetin Harvard dhe autor i studimit më të fundit, që tregon për ndikimet pozitive të resveratrolit tek shëndeti i minjve.

Uji Dea

“Puna në laboratoret tona dhe tani e disa kompanive synon gjetjen dhe zhvillimin e ilaçeve që mund të përdorin mbrojtësit natyralë të trupit kundër sëmundjes dhe shpresojmë që një ditë do të kemi ilaçe që mund të vonojnë avancimin e shumë sëmundjeve dhe ndoshta edhe të ngadalësojnë plakjen.”

Substanca Resveratrol ndikon në shtimin e energjisë tek qelizat, duke aktivizuar një numër gjenesh të njohura si sirtuina. Ajo ndikon sidomos tek një gjen i quajtur SIRT1. Studentët në laboratorin Sinclair e çaktivizuan gjenin SIRT 1 tek minjtë, duke i dhënë atyre Tamoxifen, një ilaç që zakonisht përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit. Kur minjve i dhanë doza resveratroli pasi SIRT1 ishte çaktivizuar, studjuesit zbuluan se përbërja nuk e përmirësoi funksionin e tyre mitokondrial, por vetëm shtoi energjinë tek ta. Studjuesi Sinclair thotë se ky zbulim konfirmon edhe një herë rolin e gjenit SIRT1 tek plakja e shëndetshme.

“Synimi ynë është që kur pacientët shkojnë tek mjeku dhe kanë diabet, apo sëmundjen e Alzajmerit në faza fillestare, mjekët t’i japin këtë ilaç. Si efekt anësor i këtyre ilaçeve është se ato të mbrojnë nga kanceri, mga sëmundjet e zemrës por të shtojnë energjinë. Këtë lloj ilaëi po përpiqemi ne të krijojmë. Dhe studimi i ri tregon se kemi hyrë në atë rrugë.”

Studjuesi Sinclair thotë se tani po fillojnë provat e resveratrolit tek njerëzit dhe ai parashikon se ilaçi i parë kundër plakjes mund të dalë brenda 5 vjetësh. Artikulli i gjentistit të Universitetit Harvard dhe kolegëve të tij është botuar në revistën mjekësore Metabolizmi i Qelizës.(zeriamerikes)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.