Vera e Floriana Garos

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Ajo është një ndër vajzat më të bukura të ekranit në Shqipëri. Përpos pamjes së jashtme, ka dhe një personalitet të spikatur që e identifikon mes të tjerave. Floriana Garo, këtë sezon që sapo është mbyllur drejtoi emisionin e përjavshëm “Jo vetëm modë”.

Ishte një eksperiencë e re për bukuroshen, që erdhi disa kohë më parë nga Nju Jorku për t’iu përkushtuar karrierës televizive në Shqipëri. Në përfundim të këtij sezoni, por edhe në prag të pushimeve të saj verore, ne kemi bërë gjithashtu një bisedë verore.

Kemi folur me Florianën jo vetëm për modë, por për parashikimin e motit, planet e saj për martesë me Tedin dhe kemi kuptuar më shumë për historinë e saj të dashurisë.

Në pamje të parë duket që gjithçka shkon vaj për të, por në fakt ka edhe ajo momentet e saj të mërzitjes dhe të dyshimeve nëse është duke bërë gjënë e duhur. Sot në këtë rrëfim, Garo tregon për verën e saj të nxehtë.

Floriana, si shkoi ky sezon i “Jo vetëm modë”?

Ky sezon i “Jo vetëm modë” shkoi ashtu siç unë e kisha parashikuar. Doja patjetër të bëja diçka ndryshe, një emision relaksues, argëtues dhe informativ që njerëzit ta pëlqenin dhe të identifikohej me mua. Ishte tamam një ëndërr e kthyer në realitet. Stafi im ka qenë i mrekullueshëm dhe ma kanë bërë punën më të lehtë dhe më të pëlqyeshme. Jam shumë e lumtur. Ai nuk u fokusua vetëm në fushën e modës, por në të ka edhe kronika e reportazhe të ndryshme…

Çfarë ke parë dhe mësuar nga kjo eksperiencë?

Emisioni në fakt ka të bëjë me të bukurën. Trajton gjithçka të bukur dhe interesante që na rrethon, që nga moda, arti, kinematografia, automania, arkitektura, teknologjia, dhe lajmet e fundit të shoubiznesit botëror. Ne i kemi shtuar edhe pjesën e personazheve shqiptare, me të cilët publiku identifikohet mjaft mirë dhe këto personazhe ndajnë me ne të veçantat dhe eksperiencat e tyre të suksesit. Ky emision për mua ka qenë një shkollë. Dhe nuk flas vetëm për prezantimin në studio, por edhe në drejtimin kreativ sepse së bashku me Albert Dumanin, unë jam autore e emisionit. Pra ne vendosim gjithçka bashkë. Krahas kësaj, ka nevojë për research të temave dhe personazheve, përkthime, takime etj. Është një punë impenjative, por në të njëjtën kohë një ëndërr që më është kthyer në realitet, një eksperiencë e rrallë dhe përmbushëse që unë po e shijoj në maksimum.

Cila është ajo gjë që të ka bërë përshtypje gjatë punës në këtë sezon televiziv me “Jo vetëm modë”?

Më ka bërë më shumë përshtypje interesimi i publikut për emisionin, mesazhet pa fund që kam marrë unë dhe personazhet që kam pasur të ftuar në emision. Kjo më ka nxitur akoma më shumë dhe ka qenë jashtëzakonisht motivuese.

Do të bëni dhe ju pushime dhe a do të kthehet “Jo vetëm modë” sërish në Klan?

Pa dyshim që do të bëj pushime. Në fakt, muaji korrik ka qenë disi më i lehtë për mua sepse sezonin e “Jo vetëm modë” e mbylla në fund të qershorit. Këtë muaj jam marrë vetëm me prezantimin e motit në “ABC News”, kështu jam shkëputur nga Tirana fundjavave për plazh në Jug ose Durrës, por pushimet e mirëfillta do t’i bëj në gusht. “Jo vetëm modë” do të rikthehet sërish në shtator dhe besoj që në këtë sezon të ardhshëm do të afirmohet akoma më shumë.

Do kemi ndonjë ndryshim në sezonin e ri, apo do të vazhdojë sërish në të njëjtën linjë?

Do të vazhdojmë në të njëjtën linjë, por do të përpiqemi të inkorporojmë më shumë materiale shqiptare në emision. Reportazhet shqiptare mendoj se kanë pasur më shumë interes se ato të huajat. Nga ana tjetër, si do të jetë parashikimi i motit për këtë verë për Florianën? Parashikimi im i motit për këtë verë do të jetë pa dyshim i nxehtë, sidomos në gusht (qesh). Ju do të bëni pushime, domethënë ato pushimet klasike dyjavore? Besoj se po. Së bashku me partnerin tim kemi menduar për disa variante, por ende nuk kemi bërë një plan konkret. Tedi pëlqen të më bëjë surpriza dhe unë i mirëpres ato.

Preferoni detin dhe qëndrimin në një vend, apo preferoni më shumë të lëvizni?

Preferoj të lëviz dhe të shoh vende të bukura dhe ekzotike. Më pëlqen të përjetoj kultura të ndryshme, të provoj ushqim tradicional të këtyre vendeve, të vizitoj plazhe të mrekullueshme dhe të takoj njerëz interesantë lokalë. Tashmë e njohim historinë tuaj të dashurisë, por si po ecën ajo? Historia ime e dashurisë me Tedin po ecën për mrekulli. Ne jemi shumë të dashuruar dhe e plotësojmë njëri-tjetrin në çdo aspekt.

A do të kemi një martesë së shpejtë?

UBT

Nuk kemi menduar ende për martesën. Tani unë dhe Tedi jemi të fokusuar tek karrierat tona dhe kur të jemi gati do ta bëjmë. Kur të ndodhë, do të jetë dasmë tradicionale apo moderne? Mendoj se do të jetë një dasmë e madhe dhe klasike, ashtu siç janë personaliteti im dhe i Tedit. Unë nuk e kam menduar me detaje dasmën. Kur të vijë momenti, pa dyshim që do të kujdesem që gjithçka të jetë perfekte dhe të jetë dita më e lumtur e jetës tonë.

Cila është dieta juaj e bukurisë, mund të na zbuloni ndonjë sekret rreth kësaj?

Kryesisht gjumi i mirë dhe çlodhës. Unë fle shumë mirë natën dhe në mëngjes ndihem e rigjeneruar. Krahas kësaj, unë ha ushqim të shëndetshëm, përdor kremra me faktor mbrojtës ndaj diellit dhe herë pas here bëj trajtime estetike si pastrime fytyre, masazhe dhe maska shtëpiake.

Do ju shohim me ndonjë projekt tjetër televiziv në shtator apo do të qëndroni këtu ku jeni?

Besoj se do të qëndroj këtu ku jam me “Jo vetëm modë” në Klan dhe parashikimin e motit në ABC News, por nëse del diçka tjetër gjatë rrugës dhe jam në gjendje ta bëj mirë, do ta mirëpres patjetër.

Në Shqipëri nuk më pëlqen mentaliteti i prapambetur

Shqipëria dhe do të donte që shumë shpejt të ndryshonin. Nga jeta në Nju Jork i mungon lirshmëria dhe jeta artistike në atë vend, ndërsa në Shqipëri nuk i pëlqen mungesa e rregullit dhe fakti që njerëzit merren shumë me thashetheme.

Tani pas kaq kohësh kthim nga Amerika, mendon se ke bërë mirë, apo je penduar dhe mendon se ka qenë një kthim i nxituar?

Jo mendoj se ka qenë një vendim i mirë dhe nuk jam penduar asnjëherë. Natyrisht që e mendoj herë pas here me vete se ç’rrjedhë mund të më kishte marrë jeta nëse do të kisha qëndruar aty, por unë jam e dashuruar dhe e lumtur me partnerin tim dhe e përmbushur nga puna që bëj. Gjithashtu, jam e rrethuar nga njerëzit që dua dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Çfarë ju mungon nga ai vend?

Më mungon të qenit totalisht e lirshme dhe e pavarur, më mungojnë kulturat e ndryshme që shkriheshin në NY, restorantet e mrekullueshme, jeta artistike që në atë vend është aq e zhvilluar dhe miqtë e mi interesantë dhe entuziastë, me të cilët më bashkonte dëshira për të çarë e për të pushtuar botën.

Në Shqipëri, çfarë ju shqetëson?

Në Shqipëri nuk më pëlqen mungesa e rregullit dhe e pastërtisë, nuk më pëlqejnë njerëzit që merren me thashetheme dhe me gjëra të kota sepse kanë kaq shumë kohë nëpër duar, dhe nuk më pëlqen mentaliteti i prapambetur. Uroj që këto gjëra të ndryshojnë sa më shpejt dhe sa më mirë.

Duket sikur jeta juaj shkon vaj, por në fakt, çfarë ju mërzit, dhe kur nervozohet Floriana Garo?

Unë bëj një jetë të mirë, por asgjë nuk është perfekte. Ka plot raste që jam në dyshim nëse po bëj gjënë e duhur dhe mërzitem. Por besoj se kjo i ndodh çdokujt, kështu mundohem t’i shoh gjërat me pozitivitet. Jam me fat që njerëzit që më rrinë pranë më mbështesin dhe më ndihmojnë t’i kaloj me lehtë momentet e mia të vështira.

Cila është hera e fundit që ke qeshur me shpirt?

Para ca ditësh, kur po kujtonim disa histori të vjetra në një darkë familjare për ditëlindjen e mamit. (Marrë nga Shekulli)