Uji Dea

Veprimtari shkruan për veprimtarin!

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Sami Arifi – Kush tjetër përpos veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, shkrimtarit, publicistit, poetit dhe dramaturgut, Ismet Rashiti, të shkruaj librin e titulluar “Liria Mbi të Gjitha” për veprimtarin në fusha shumëdimensionale të çështjes madhore, Mustafë Shala, që veprojë për ta ndihmuar popullin e vet deri në liri…

Ismet Rashiti, shkruajti librin për Mustafë Shalën, i cili libër paraqet veprën atdhetare të tij i cili ishte frymëzuar dhe edukuar nga vepra atdhetare e paraardhësve të Mustafës si nëpërmjet Ismajlit, Eminit e babait të tij, Selim Shala, nga fshati Ponesh dhe nga nëna Naxhije Hajrullah Tërpeza.

Ai ishte i frymëzuar gjithashtu nga luftëtarët dhe ideologët e mëdhenj të çështjes kombëtare si: Adem Demaçi, Metush Krasniçi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zia Shemsiu e deri te udhëheqësi i rezistencës paqësore Presidenti Rugova si dhe te Komandanti Lexhendar Adem Jashari e shumë të tjerë…

Mustafë Shala kishte filluar të bënte emër në Gjilan e më gjerë, si njeri i biznesit e si veprimtar, me përkushtim të thellë kombëtar e humanitar.

Uji Dea

Ai e kishte përkrahjen e plotë të familjes, posaçërisht vëllezërve në radhë të parë, gjithashtu edhe të shumë afërmve dhe miqve, të cilët e donin dhe e vlerësonin punën, angazhimin dhe qëllimet e Mustafës, i cili kishte edhe aftësinë e durimit dhe sensin e kuptimit të momentit kur duhej vepruar, ecte përpara pa u ndalur, pa bujë e pa vetëkënaqësi…Mustafa nga aspekti ekonomik, me burimet e punës më parë në Zvicër, kishte një qëndrueshmëri të mirë me mundësi të investonte nga kapitali që kishin.

Mustafës, gjatë kohës së Luftës në Kosovë, i duhej të gjente mënyra të ndryshme që të afaronte e të mos të pësonte, edhe se në sejcilën ditë duhej të përballej me milicin serbe, e cila ia kishte vënë detyrë vehtës plaçkitjen e sejcilit shqiptarë që kishte ndonjë veprimtari ekonomike fitimpruese, me qëllim, moslejimin e krijimit të pasurisë tek shqiptarët, synime të tilla kishte makineria serbe me inspektorë të ndryshëm, pushtetarët serb që kishin ardhur në Kosovë për dhunë e për t’u pasuruar, ushtarakët e kush jo tjetër nga kjo dorë vrastare, por ndodhë e kundërta sepse ato masa e bën unik popullin shqiptar kundër Serbisë me një vendosmëri të paparë për të arritur populli ynë fitoren e lirisë kombëtare. Në rrethana të jashtëzakonshme nga shteti kriminal serb, në rrethana të tilla, u shpall Republika e Kosovës që filluan me institucione paralele kundër Serbisë…

Mustafa ishte ndër ata që u dallua edhe me kontribut dhe angazhim për UÇK-në, ai ishte i kyçur në radhën e atyre që ishin të organizuar për të ndihmuar UÇK-së, për ndihmën emergjente që ishte themeluar më 1998 që kishte rol me rëndësi për mirëqenien e luftëtarëve të lirisë… Mustafa punojë së bashku me veprimtarë tjerë, më se pesë vite, me Shoqatën Miqtë TMK-së, Dega në Gjilan, veprimtarët, ku ishte edhe Mustafa, në këtë Shoqatë ndihmuan fillet e krijimtarisë së ushtrisë së shtetit të Kosovës duke siguruar pagesa mujore për anëtarët e saj, kështu ata mbështetën blerjen e armatimeve që u mundësuan dhe u siguruan për këto formacione,…u bënë edhe sigurime për shumë gjëra të tjera…/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.