Veprimtari që kujdeset për arkivin historik të Kamenicës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Milit Thaçi është historian, dhe veprimtar i dalluar për lëndë arkivore. Arkivi Historik Komunal në Dardanë ka një staf të vogël, por të vyer. Arkivat Historikë, qofshin të Komunave apo ato shtetërore janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm kombëtar.

Me Milit Thaçin, historian, u njohëm fal një ndeje, në Prishtinë, afër Teatrit Kombëtar. Korriku atë mesditë bënte shumë nxehtë. Duke e gjerbë kafenë, Militi ma afroi Monografinë „Artana dhe Dardana“, një studim i shkëlqyer, si dhe librin monumental, të historianit të shquar bashkëkohor shqiptar, Jusuf Osmait, „Krimet e Serbisë në Kosovë“ , 1 dhe 2 , në anglisht dhe Gjermanisht, ku Milit Thaçi është bashkëpunëtorë i të dhënave për Komunën e Dardanës. Ajo çka më pëlqeu tek historiani, Milit Thaçi, ishte vullneti i tij për punë, njohuritë e tij për lëndën arkivore.

Milit Thaçi u lind më 3.03. 1955 në Analum (ish Muçiverc ) të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme në Gjilan, ndërsa Fakultetin, degën e historisë në Universitetin e Prishtinës. Që nga fëmijëria më thotë Militi, lënda e historisë më ka pëlqyer shumë, e veçmas arkivat, burimet që e mbajnë të gjallë historinë, kulturën dhe zhvillimin e një populli.

Milit Thaçi është historian, dhe veprimtar i dalluar për lëndë arkivore. Arkivi Historik Komunal në Dardanë ka një staf të vogël, por të vyer. Arkivat Historikë, qofshin të Komunave apo ato shtetërore janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm kombëtar.

Pas çlirimit nga pushtimi 100 vjeçar serb, Agjensia Shtetërore e Arkivave të Republikës së Kosovës, i formoi Drejtoritë e Arkivave komunale, për të mbledhur lëndën arkivore, për të grumbulluar të dhëna nga tërë territori i Komunës sonë e më gjerë. Unë me stafin tim më thotë Militi, bëjmë detyrat tona sipas metodave bashkëkohore të kohës. Libri i gjithsecilit popull shkruhet vazhdimisht, më thotë Militi. Arkivat e komunave tona janë gjysmë të zbrazëta, sepse, pushtuesi serb, gjatë tërheqjes, me vete ka plaçkitë shumë lëndë arkivore.

KKVITI

Dëmet e vjedhjeve arkivore, nga ana e pushtuesit serb edhe në komunën tonë janë të mëdha. Studiues të shumë fushave shkencore qysh tani e ndiejnë mungesën e shumë të dhënave. Arkivi Historik i Komunës së Dardanës, nga dita në ditë po bëhet më i pasur e më i begatë. Në bashkëpunim me Agjensinë Shtetërore të Arkivave të Republikës së Kosovës, ne vazhdimisht bëjmë publikimet tona.

Monografinë, e historianit Jusuf Osmanit, „Dardana dhe Artana“, është vepër me shumë të dhëna për komunën e Artanës dhe të Dardanës. Komuna e Dardanës e Republikës së Kosovës, ka peshë gjeografike, gjeologjike, historike, kulturore dhe gjeopolitike për Kosovën dhe mbarë kombin. Territori i Komunës së Dardanës shtrihet në pjesën lindore të Republikës së Kosovës, dhe përtej saj, vazhdon Krahina e Mollës së Kuqe, me 760 fshatra dhe qyteti i Nishit, territor etnik shqiptar, e që mbahet i pushtuar ende nga Serbia.

Komuna e Dardanës shtrihet në një sipërfaqe prej 532 km katror, me 76 zona katastrale, dhe me sipërfaqe toke të punuar prej 52. 262 ha. Komuna e Dardanës në perëndim dhe jugperëndim kufizohet me komunën e Prishtinës, të Artanës, dhe të Gjilanit. Ndërsa në lindje, me Komunat tona të pushtuara të Bujanocit, Vrajës, Medvegjes, dhe Nishit.

Rruste më thotë Milit Thaçi, në një çast tek po e gjerbnim kafenë, në punën e arkivistit nuk flet vetëm letra dhe druri shqip, por flasin edhe gurët e kishave dhe kështjellave të rrënuara. Arkivi Historik i Komunës sonë çdo ditë regjistron, grumbullon dhe përpunon lëndë arkivore, edhe për nevoja të Komunës, edhe për nevoja të Agjensisë të Arkivave të Kosovës./rrustem geci/rajonipress/