KKVITI

Veprimi i këndshëm që garanton pastërti optimale për dhëmbët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Përdorimi i çamçakëzit mund të parandalojë kariet. Sipas një studimi të Universitetit të Groningen, në Hollandë thuhet se përtypja e çamçakëzit për dhjetë minuta mund të bllokojë deri në 100 milionë baktere që kërcënojnë shëndetin e dhëmbëve dhe rreth 10% të bakterve që gjenden në pështymë.

Ky studim zbuloi se përtypja e çamçakëzit përmirëson shëndetin e dhëmbëve më shumë se fija që përdoret ndërmjet dhëmbëve, me kushtin që çamçakëzi të mos jetë me sheqer.

Uji Dea

Por ky aksion i çamçakëzit është 10-15 minutat e para të përtypjes, ndërsa më vonë me humbjen e elasticitetit, ulet edhe mundësia për kapjen e baktereve. Sqarohet se çamçakëzat e ëmbla favorizojnë terrenin për bakteret të cilat fermentojnë sheqetin dhe dobësojnë zmaltin e dhëmbëve./