ARKATANA

Veprimet kundër kancerit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Janë dymbëdhjetë gjëra që çdokush nga ne mund t’i bëjë për të ulur rrezikun për zhvillimin e një kanceri. Një listë të tillë veprimesh e ka hartuar agjencia ndërkombëtare për kërkimin mbi kancerin.

Dymbëdhjetë sugjerimet bazohen tek evidencat më të mira shkencore dhe te mundësitë e thjeshta që mund t’i realizojë çdokush.

Ja se cilat janë ato:

1- Mos pini duhan. Pavarësisht llojit të konsumit të duhanit, cigare, puro, pipë, cigare elektronike etj; nuk bëjnë diferencë. Vetëm duhanpirja është shkaktare e 90% të rasteve të tumoreve në mushkëri.

2- Shmangni duhanpirjen, pasi vesi është si në shtëpi, ashtu edhe në vendin e punës.

3- Gjeni mënyrën për të mbajtur gjithmonë një peshë të njëjtë trupore.

4- Të bëni çdo ditë aktivitete fizike dhe të limitoni sa më shumë të mundeni kohën e kaluar ulur.

5- Ndiqni një ushqyerje të shëndetshme: preferoni orizin, frutat, perime dhe limitoni ushqimet me një përmbajtje të lartë kalorike të pasura me sheqer dhe yndyrna, si dhe mishin e kuq, gjithashtu shmangni edhe pijet me sheqer.

Mobi Casa

6- Limitoni konsumin e alkoolit. Mospirja e alkoolit ndihmon në parandalimin e kancerit.

7- Shmangni ekspozimin e tepërt në rrezet e diellit, sidomos për fëmijët. Mos përdorni kremra dhe solucione nxirjeje.

8- Në vendin e punës mbrohuni nga substancat e mundshme kancerogjene, duke ndjekur instruksionet e duhura të sigurisë.

9- Në ambientet tuaja të banimit, kontrolloni që mos të jeni të ekspozuar në nivele të larta të radonit natyral (substancë kimike e dëmshme) dhe sigurisht të gjeni mënyrën për ta ulur nivelin e tij.

10- Masazhimi i gjoksit redukton rrezikun e kancerit në këtë pjesë të trupit, ndërkohë është mirë që të limitoni përdorimin e terapisë hormonale gjatë menopauzës, e cila mund të rrisë mundësinë e prekjes nga kanceri i gjirit.

11- Është e rëndësishme që të sapolindurit të vaksinohen kundër hepatitit B. Ndërsa fëmijët edhe kundër virusit njerëzor papilloma.

12- Merrni pjesë në mbledhje informuese për tumoret në përgjithësi.