Mobi Casa

Veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje” shqetësuese në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Një (1) person për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Tre (3) persona për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë” dhe njëherit janë parashtruar kërkesat për caktimin e paraburgimit.

RCCOLA

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm ka dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave. Një (1) kërkesë për një (1) person për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) kërkesë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna ne familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”./rajonipress/