Vepra e Malokut më e fuqishme se plumbat mbi të

Në 16 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, kryeministri Isa Mustafa, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se vepra e tij ishte më e fuqishme se plumbat që ia morën jetën.
“Sot mbushen 16 vjet nga vrasja e gazetarit, redaktorit, drejtuesit të QIK-ut, shkrimtarit dhe patriotit, Enver Maloku. Ata që e vranë nuk mundën ta ndalin shkrimin shqip e as themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës, sepse vepra e Enver Malokut ishte më e fuqishme sesa plumbat që ia morën jetën”, ka shkruar kryeministri Mustafa. /Telegrafi/