Mobi Casa

Vepra e Daut Sulejmanit kishte një qëllim, lirinë e trojeve shqiptare në Luginë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, sot në fshatin Dobrosin të Bujanocit u përkujtua jeta dhe vepra heroike e Dëshmorit të Kombit, luftëtarit të UÇPMB-së Daut Sulejmanit.

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe shokë të idealit të Dautit sot me rastin e 13 vjetorit të rënies kishin ardhur në varrin e Dëshmorit për ta përkujtuar heroizmin dhe qëllimin që, Ai ia kishtë vërë vetës, për qlirimin e tokave shqiptare. Edhe pse dhimbja nuk shuhet kurrë për të birin, babi i Dautit para të pranishmiv tha se,

“Sa herë që vijë këtu ndihme krenarë, sa herë që mendojë për këtë pak liri që po e gëzojmë e di se edhe djali im sikurse edhe dëshmorët e tjerë janë pjesë e kësaj lirie. Unë krenarinë time për birin tonë e ndajë me të gjith shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse Dauti luftoi për të gjith” Ish-shefi politik i UÇPMB-së, kryetari i KK të Bujanocit Jonuz Musliu, foli për jetën dhe veprën e Dautit.

Fundamenti

Musliu tha se, “Dëshmorët janë themeli i kësaj që ne po e gëzojmë sot, amaneti i tyre akoma nuk ka shkuar në vend, ne nuk duhet të ndalemi në ansjë moment që amanetin e dëhsmorëve ta dërgojmë atje ku ata e kishin nisur, se vetëm kështu Lugina e Preshevës do të jetë e qetë” Musliu foli edhe për interesimin e zbehtë të popullatës, ai kërkoi që dëshmorët mos të harrohen dhe homazhet të jenë përplotë më njerëz sepse vetëm kështu mund ti përkujtojmë ata dhe ti nderojmë familjet e tyre.

Kryetari i OVL- UÇPMB-së Edmond Isufi, foli për Jetën e Dautit dhe dëshmorëve në përgjithësi, duke kërkuar nga popullata që vepra e dëshmorave mos të harrohet kurrë dhe familjet e tyre të rrespektohen sepse dhanë më të dashurit e tyre për këtë tokë dhe liri që ne po egëzojmë sot. Në fund mbi varrin e Dëshmorit u vunë kurora lulesh, nga familja, bashkëluftëtarët dhe shokët e Dëshmorit./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.