Hidromorava

Vendosja e stentave pa nevojë, tentim vrasje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Shteti duhet të krijoj mekanizma për të verifikuar nëse stentat janë vënë me ose pa nevojë, konsideron mjeku shqiptar që punon në SHBA, Sulejman Çelaj.

Mjeku shqiptar i cili vepron në New York, Sulejman Çelaj e konsideron vrasje në tentativë vendosjen e stentave pa pasur nevojë tek pacientët. Ai duke e komentuar aferën në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovës rreth stentave, ka thënë se shteti duhet të krijoj mekanizma për të verifikuar nëse stentat janë vënë me ose pa nevojë.

Ndryshe një veprim i tillë sipas tij, shihet si tentative për vrasje, transmeton Koha.net.

HW

“Nëse dikujt i është bërë një stentë pa nevojë, unë e shoh si tentativë për vrasje”, ka thënë Çelaj, sipas të cilit, në vendet ku shteti ofron shërbime falas, nuk ka nevojë edhe për sigurime private.

“Besoj se shtetet në tranzicion si Kosova e Shqipëria duhet të punojnë me ekspertë të sigurisë e mjekësisë që të gjejnë një rrugë, një dalje nga ky labirint që është futur mjekësia, ku 100 për qind të shpenzime paguhen nga shteti dhe ku funksionojnë sigurimet private, atëherë kur ke shërbime falas pse kemi nevojë për sigurime private”, përfundoi Çelaj.

http://www.albinfo.ch/vendosja-e-stentave-pa-nevoje-tentim-vrasje/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.