GRANDEMALL

Vendosi flamurin kombëtar në objektin e komunës, kryetari i Preshevës ftohet të paraqitet në një gjykatë në Serbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se ka marrë ftesë për tu paraqitur në gjykatën e Serbisë, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirat publike.

Arifi në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia bënë ndaj shqiptarëve në Luginë.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykatën e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike. Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajmë gjithmonë”, ka shkruar Arifi.

Mobi Casa

Vendosja e flamurit kombëtar ishte bërë nga Arifi për nderë të 28 nëntorit.

Ai ishte shprehur se prej gjashtë vitesh e ngre flamurin shqiptar në objektin e komunës edhe pse kjo gjë është ndaluar.

“Prej 6 vitesh, unë e vendos flamurin shqiptar më 28 nëntor në onjektin tonë të administratës. Në këtë kontekst janë të mësuara dhe autoritetet serbe, por gjithsesi është një sfidë për Serbinë sesi na trajton. Çdo vit, autoritetet serbe, nëpërmjet shërbimeve të tyre policore dhe sekrete, kanë vëzhguar nga distanca administratën edhe pse për ne është normale”, kishte deklaruar Arifi muaj më parë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.