Fundamenti

Vendoset tabela në hyrje të Karaqevës, banorët paralajmërojnë protesta

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Banorët e brezit kufitar janë të indinjuar me vendosjen e tabelës në hyrje të fshatit Karaqevë e cila është vendosur menjëherë pas takimit që patën pala kosovare me atë serbe në Breuksel.

Selver Lanjnai përfaqësues i fshatit thotë se kjo tabelë nuk e njeh territorin e kompletuar të Kosovës, pro është bazuar në hartat serbe e cila pas luftës i mori qindra hektar tokë Kosovës.

Lenjani tha se kjo tabelë për banorët e Karaqevës është imituese dhe se do të protestohet në mbrojtje të pronave dhe tokave legjitime të Kosovës.

UBT

“jemi të indinjuar me vendosjen e kësaj tabele cila është vendosur menjëherë pasi kanë përfunduar negociatat mes palës serbe dhe asaj kosovare në Bruksel” tha Lenjani.

Sipas Lenjanit tabela është vendosur në hyrje të fshatit Karaqevë në dalje të Novosellës./rajonipress/