Uji Dea

Vendoset pika e marketingut të PDK-së në qendër të qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës në Gjilan, sot para Platos së Teatrit të qytetit është vendosur pika e marketingut zgjedhor të PDK-së në Gjilan, e cila si qëllim ka vënien edhe të një forme tjetër të kontaktit me qytetarë, shpërndarjen e fletëpalosjeve, në mënyrë që të informohen ata për investimet zhvillimore që janë bërë gjatë dy mandateve të qeverisjes së PDK-së dhe kryetarit Qemajl Mustafa në Komunën e Gjilanit.

Me këtë rast kryetari Qemajl Mustafa ka potencuar se me këtë aktivitet zgjedhor ne po synojmë të vëmë edhe një formë tjetër të kontaktit, më të drejtpërdrejtë me qytetarin për t’i ofruar informatat se sa është punuar në Komunën tonë.

Uji Dea

Për t’i ofruar në formën e shtypur informatën për milionat e investuara dhe kjo formë e komunikimit do të jetë e hapur deri në mbyllje të fushatës zgjedhore, edhe në katër pika të tjera, dy para teatrit të qytetit, një afër Xhamisë së madhe dhe një në sheshin Xhavit Ahmeti”, ka potencuar ai duke thënë se afërsia me publikun ishte gjithnjë, ndërsa tani këta të rinj po e kërkojnë edhe besimin për kryetarin Mustafa, me angazhimin konkret për fitoren edhe në mandatin e katërt me radhë, që në bazë të investimeve dhe punëve të mira të bëra për Gjilanin s’ka se sit të jetë ndryshe pos qeverisjes për katër vite me PDK-në në krye.

Mustafa ka shtuar se garën po vazhdojmë ta zhvillojmë shumë të relaksuar, me intensitetin e shtuar për të komunikuar me secilin qytetarë. Kemi ambicie për vazhdimin e qeverisjes edhe me më shumë investime dhe oferta jonë programore është oferta më e mirë për qytetarët e Gjilanit, ngase nga qytetarët jemi sprovuar dhe jemi dëshmuar për qeverisje të mirë. Besimin që do ta marrim tani do ta dëshmojmë edhe me më shumë investime dhe me më shumë energji, sepse kjo rini, këta qytetarë dhe shumë të tjerë që janë në periferi, kanë vendosmërinë që ne të jemi në krye të qeverisjes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.