Vendoset flamuri kombëtarë në sheshin Metush Krasniqi

Gjilan – Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport , sot në Kamenicë në sheshin “ Metush Krasniqi” është vendosur Flamuri kombëtar i përmasave të mëdha.
Flamuri u vendos në qendër të qytetit përgjatë rrugës kryesore. Qytetarët u shprehën të entuziazmuar që këtë vit nën ombrellën institucionale të Komunës së Kamenicës janë organizuar një mori aktivitetesh në vigjilje të shënimet të “100 vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Faton Krasniqi, tha se edhe ditëve në vijim, kjo drejtori do të zhvillojë edhe aktivitete të ndryshme në kuadër të shënimit të kësaj date të rëndësishme për të gjithë shqiptarët./rajonipress/