Eko Higjiena

Vendosen shenjat sinjalistike në rrugën që lidh dy Sadovinat

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore në lokalitetet e komunës së Vitisë, pas përfundimit të asfaltimit të rrugës në Sadovinë të Jerlive, ka filluar sot të vendosen edhe shenjat sinjalistike për gjatë kësaj rruge që lidh këtë fshat me Sadovinën e Çerkezëve.

RCCOLA

Gjithashtu është ndërtuar edhe trotuari për këmbësorë, gjë që do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të Sadovinës së Jerlive dhe që do të ulë rrezikun e tyre, kur kihet parasysh se kjo rrugë është mjaftë e frekuentuar nga automjetet./rajonipress/