Mobi Casa

Vendosen pllakat falënderuese për SHBA, Britaninë, Zvicrën, Kanadanë, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Francën, Austrinë, Danimarkën, Norvegjinë e Kuvajtin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit me inicim të kryetarit Lutfi Haziri, ka vendosur pllakat falënderuese për shtetet mike që e kanë mbështetur Kosovën dhe Gjilanin në periudha të ndryshme.

Pllaka falënderuese janë vendosur në Çarshinë e Gjilanit për SHBA, Britaninë, Zvicrën, Kanadanë, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Francën, Austrinë, Danimarkëm, Norvegjinë e Kuvajtin.

Eco Higjiena

“Nuk është vetëm ditë e respektit dhe e përkuljes për heronjtë e dëshmorët, është edhe ditë e falënderimit për miqtë dhe partnerët, të citët në ditët më të vështira janë rreshtuar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, duke përfshirë edhe rreshtimin në luftë me djem e vajza, me të gjithë potencialin shtetëror. Kemi vendosur grupin e parë të pllakave falënderuese për këto shtete”, ka thënë pas inaugurimit të pllakave, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai pohoi se “do të vazhdojmë vendosjen e pllakave shenjëzuese për të gjitha shtetet dhe individët e veçantë, në mënyrë që gjeneratat e reja t’i kenë të gdhendur emrat e shteteve dhe emrat e njerëzve të cilët kanë dhënë kontribut dhe miqësi për shqiptarët, e në veçanti, Gjilanit”./rajonipress/