RCCOLA

Vendosen kamerat e sigurisë në lagje të caktuara në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës edhe përkundër masave dhe angazhimeve ditore në luftimin e pandemisë COVID-19, vazhdon edhe me aktivitetet ditore në terren duke u kujdesur për komunitetin dhe sigurinë e tyre. Policia e Kosovës, njësitet e Policisë në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit kanë realizuar takim me KLSP “Avdulla Presheva” në Gjilan.

Takimi është mbajt duke filluar nga ora 10:00 dhe është realizuar në ambient të hapur në këtë lagje, duke iu përmbajtur masave mbrojtës me distancë sociale dhe me masat mbrojtëse tjera.

Takimi është zhvilluar me qëllimin e ngritjes së sigurisë në këtë lagje.
Përfaqësuesit e etnive të ndryshme gjendjen e sigurisë e kanë cilësuar të mirë dhe kanë falënderuar policinë e Kosovës për përkushtimin e treguar.

Mobi Casa

Bashkërisht pjesëtarët e komunitetit, përfaqësues të KLSP-ve dhe Policia e Kosovës kanë lokalizuar lokacionet e nevojshme për vendosjen e kamerave të sigurisë në këtë pjesë të qytetit.

Po ashtu ekipi i KLSP, bashkë me policinë kanë zhvilluar takim dhe biseda edhe me disa nga banoret e këtij lokaliteti te cilët i kanë takuar ne mënyrë individuale.
Policia e Kosovës gjithmonë punon dhe vepron për me krijuar ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë banorët e vetë./rajonipress/