RCCOLA

Vendosen kamerat e sigurisë në institucionet publike në Kamenicë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në objektin e komunës, Shtëpinë e Kulturës dhe Palestrën e Sporteve në Kamenicë.

Me inicimin e Drejtoreshës së Administratës së Përgjithshme Brikenë Ramabaja dhe vendimin e kryetarit Qëndron Kastrati, është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira.

UBT

“Vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira publike ka për qëllim të rrisë sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale”, tha kreu i komunës./rajonipress/