Eko Higjiena

Vendos Jahjaga, më 17 korrik bëhet konstituimi i Kuvendit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marr vendim që me 17 korrik të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Jahjaga këtë vendim e ka marr në pajtim me nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Kosovës, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

“Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014”, thuhet në vendimin e Jahjagës.

United Hospital

Me tutje në vendim thuhet se procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, duke i hapur rrugën konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.

“Të gjitha veprimet e mia do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër”, thuhet në fund të vendimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.