HW

Vendos BSPK-ja, më 12 maj fillon greva

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë dakorduar që më 12 maj të mbahet grevë një orëshe, me arsyetimin se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Arsyetimi i dhënë nga BSPK ishte se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se vendimi ka qenë unik dhe se krahas kësaj greve, do të mbahet edhe protestë më 20 maj në Prishtinë.“Sapo përfunduam mbledhjen e BSPK-së dhe u them se jemi shumë unik me të gjitha kërkesat dhe të gjitha veprimet që do t’i marrim në të ardhmen. Ne sot vendosëm që krahas që është hapur një tunel i vogël i dialogut social me Qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë me veprimet tona. Më datën 12 maj kemi vendos që të fillojmë me një grevë 1 orshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestën me 20 maj me protestën e veprimet tjera sindikale”, tha ai.

Uji Dea

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jashari, tha se si sindikatë nuk e kanë mbyllur derën e dialogut me Qeverinë.Ai ka paralajmëruar protestë madhështore, duke thënë se të gjithë të punësuarit do të jenë në shesh.“Krahas unitetit të jashtëzakonshëm që është në SBASHK tash ky unitet ka kaluar edhe në BSPK dhe gjërat po i bëjmë bashkë. Ne nuk e kemi mbyll derën për dialog. Kryetari ynë bashkë me ekipet do të vazhdojë dhe do të mirëpres çdo takim me Qeveri. Pritja jonë është deri me 12 dhe do të ketë një grevë në tërë Kosovën. Pas kësaj greve do të kemi një protestë besoj madhështore ku të gjithë të punësuarit e Kosovës do të jenë në sheshin “Skënderbeu”.

Nëse edhe këto dy javë nuk arrijnë marrëveshje atëherë pas protestës së 20 majit, Sindikatat do të shkojnë në grevë të përgjithshme duke paralizuar sistemin arsimor por edhe sektorë tjera”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.