Eko Higjiena

Vendlindja si preokupim dhe ankth

/ 3 minuta lexim

Medvegje- Në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 100-vjetorit të shtetit shqiptar, Arsim B. Krasniqi e botoi librin me poezi me titull “Kur një popull është i ndarë”. Besojmë se libri shpejt do të arrijë në duart tuaja, ndërkaq për ta shuar kureshtjen tuaj për pamjen dhe përmbajtjen e librit, po jua sjellim ballinën e librit dhe recensionin e redaktorit të librit, Jonuz Fetahu.

Arsim B. Krasniqi, “Kur një popull është i ndarë”, Prishtinë, 2012

Në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 100-vjetorit të shtetit shqiptar, Arsim B. Krasniqi e botoi librin me poezi me titull “Kur një popull është i ndarë”. Besojmë se libri shpejt do të arrijë në duart tuaja, ndërkaq për ta shuar kureshtjen tuaj për pamjen dhe përmbajtjen e librit, po jua sjellim ballinën e librit dhe recensionin e redaktorit të librit, Jonuz Fetahu.

Veprimtari Arsim B. Krasniqi, i etur dhe i mallëngjyer për vendlindjen, duke ndier sikur ende i ka mbetur borxh asaj për shumëçka, përpiqet që atë ta shprehë nëpërmjet vargjeve. Dhe këtë ai e arrin duke e gërshetuar letërsinë me historinë, duke e kombinuar faktografinë me elementet e prozodisë shqipe, për t’i shprehur brengat, shqetësimet dhe preokupimet e tij. Të gjitha këto shqetësime ai i përshkruan, madje në formë ankthi, duke e paraqitur me data e ngjarje historike të kaluarën e errët të popullit tonë dhe fatin e vendlindjes dhe të pronarëve të saj në tokat stërgjyshore.

Vetë titulli i përmbledhjes është një kushtrim dhe një klithmë e llojit të vet, “Kur një popull është i ndarë”. Kur diçka është e ndarë jo natyrshëm, jo drejt, në mënyrë jonjerëzore, atëherë pakënaqësitë dhe padrejtësitë, dhuna dhe terrori vetëm sa vijnë e shtohen. Atëherë, siç thotë ai në njërën nga vjershat:

Fidanishtja

“Duhej mësuar në gjuhën e shtetit
Gjuhën e Karpateve dhe të dreqit!”

Dhe, më pas, nëpërmjet vargjeve ai e përshkruan tërë katrahurën që e goditi popullin tonë, me theks të veçantë në vendlindjen tonë, duke mos i anashkaluar edhe heroizmat, burrëritë, trimëritë, sinqeritetin, punën e ndershme, hapat e parë në arsimimin e brezave të rinj etj. Në gjithë këtë angazhim shihet pa mëdyshje ndikimi direkt dhe indirekt i prindit të tij, Bafti Krasniqi, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në armimin shqip ne Anamedvegjë.

E, si përfundim i këtij hapi të parë në rrugën e babait, mund të merren dy vargje të një vjershe tjetër:

“Pa Toplicë, pa Çamëri
S’ka Kosovë, as Shqipëri!”