Fundamenti

Vendimmarrja për vizat nis në vjeshtë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë për “Zërin” se procedurat e mëtejshme të vendimmarrjes në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave do të nisin në vjeshtën e këtij viti. Ajo është shprehur e sigurt se procesi i liberalizimit të vizave me BE-në do të përmbyllet sivjet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se Komisioni Evropian (KE) publikoi para dy ditësh rekomandimin pozitiv për vizat, procesi i liberalizimit për Kosovën ende nuk ka përfunduar.

Përkundrazi, për të ardhur deri te heqja e regjimit të vizave duhet të jepet edhe “drita jeshile” e dy institucioneve të tjera të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Këshillit të Ministrave.

FIDANISHTJA

Teksa ka folur lidhur me këtë çështje, ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka thënë për “Zërin” se procedurat e mëtejshme të vendimmarrjes në këto dy institucione do të nisin në vjeshtën e këtij viti.

Me këtë rast ajo është shprehur e vendosur se ky proces do të përmbyllet sivjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.