ARKATANA

Vendimi për naftën mirëpritet nga qytetarët, e kundërshtojnë naftëtarët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Për 90 ditët e ardhshme, çmimi i naftës në Kosovë do të kontrollohet. Vendimi që u mor një ditë më parë nga Ministria e Tregtisë, po mirëpritet e cilësohet i vonuar nga qytetarët por Shoqata e Naftëtarëve tashmë ka dorëzuar një ankesë për të njëjtin.

Janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës por çmimi i naftës dallon nga një pompë e derivateve në tjetrën.

Pikërisht kjo dhe dallimet në disa raste edhe të mëdha, kanë bërë që Ministria e Tregtisë të rikthej pas një kohë të gjatë kontrollimin e çmimit të derivateve.

Sipas tij, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë centë për litër.

Vendimi megjithkëtë po cilësohet i vonuar nga shoferët.

“Nuk është në rregull me i ndërru tonë kohën, mirë është me marr një vendim, në krahasim me standardin tonë shumë çmimet e larta, shumë vendim i vonum, është dashtë shumë ma herët mu marr ky vendim”,ka thënë Zeqir Gashi – Shofer.

“Ka dallime shumë nëpër pompa, dje është marr një vendim po sot e pamë që s’ka ndryshu kurgja, çmimet çdo ditë po rriten”, ka thënë Liridon Arifi – Shofer.

FITORJA

Dallime në çmime ka edhe nga komuna në komunë.

“Ditëve të kaluar me ka ra puna nëpër teren ka Ferizaji e Gjilani ka ndryshime të mëdha të naftës dhe nuk e di ku jetojnë, p.sh në Gjilan e ki 1.32 cent, këtu e sheh 1,42 deri 1,47 dhe nuk e di pse kështu. Ky vendim është i vonuar”, ka thënë Ekrem Gashi- Shofer.

Por, kundër vendimit të Ministrisë ka dal shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Ata kanë dorëzuar një kërkese tek Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Aty kërkohet që vendimi të merret bazuar në inflacionin e vitit 2024.

Të njëjtit kanë kërkuar një takim me dy udhëheqësit në fjalë, derisa kanë kërkuar që marzha tregtare maskimale e lejuar në shitjen me shumicë të jetë 2.3 centë për litër dhe maksimalja e lejuar për shitjen me pakicë të jetë 14 centë për litër.

Vendimi i Ministrisë ka hyrë në fuqi të mërkurën dhe mbetet në fuqi për 90 ditë./dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.