Vendimi për largimin e zyrtarëve të VV i politizuar
Depërtimi i zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazit dhe aktivistit Arbër Zaimit është cilësuar si një vendim politik, kjo për arsye se ata janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një vendim i tillë është në kundërshtim edhe me dispozitat ligjore të Kodit Penal, kështu ka thënë përfaqësuesi i tyre ligjore Tomë Gashi dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, transmeton “Zeri.info”.
Deputetja Dërguti depërtimi e tyre e ka quajtur të kundërligjshme dhe sipas saj këta aktivist janë duke u presektuar nga sistemi represiv.
Ndërkaq, avokati mbrojtës i Boiken Abazit dhe Arbër Zaimit, Tomë Gashi ka thënë se me këtë vendim ka shkelje të ligjit për të huajit dhe se të drejtat e tyre janë duke u shkelur për arsye se ata janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe siç thotë ai, një vendim i tillë nuk do të bëhej as në kohën e diktatorëve e lërë me tash
Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ishte dëbuar nga Kosova dhe iu kishte shqiptuar ndalesa për të hyrë në territorin e Kosovës për dy vjet. Ndërsa aktivisti të kësaj lëvizjeje, Arbër Zaimi i ishte shqiptuar urdhri për largim vullnetarë dhe ndalesa për të hyrë në territorin e Kosovës për dy muaj./Zeri/


