Uji Dea

Vendimi i UEFA-s, Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Serbi përballë Bjellorusisë

/ 2 minuta lexim
HW

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy emra që sa herë përmenden në serbi ngjallin frikë tek ky popull.

Dy futbollistët shqiptarë i kanë eliminuar serbët nga dy kampionatet e fundit botërore ‘Rusia 2018’ dhe ‘Katar 2022’, madje Shaqiri në dy ndeshjet ka shënuar derisa Xhaka vetëm katër vite më parë.

Dyshja shqiptare do të luajnë në Serbi ndeshjet e parë në vitin 2023 me Zvicrën, edhe pse kundërshtari do të jetë tjetër e jo serbët.

Zvicra nis kampanjën kualifikuese për Euro 2024 në sfidën ndaj Bjellorusisë dhe kjo Kombëtare nuk do t’i zhvilloj ndeshjet si vendas për faktin se në kryeqytetin bjellorus Minsk situata është e paqëndrueshme mes luftës Rusi-Ukrainë.

HW

Bjellorusia do t’i zhvilloj të gjitha ndeshjet jashtë shtëpisë të saj, derisa ndeshja e parë e tyre do të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë.

Përveç Shaqirit dhe Xhakës, në Serbi pritet të zbarkojnë edhe lojtarë të tjerë si Ardon Jashari ose edhe Andi Zeqiri që herë pas here ftohet nga Murat Yakin.

Kujtojmë që Zvicra dhe Bjellorusia ndodhen në Grupin I aty ku është edhe Kosova, Rumania, Izraeli dhe Andorra. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.