Fundamenti

Vendimi i Qeverisë: Institucionet publike e private obligohen ta reduktojnë stafin për shkak të COVID 19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Qeverinë e Kosovës është votuar në mënyrë unanime për propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, lidhur me masat e reja, raporton Gazeta Express.

Zemaj në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që nga të gjitha institucionet publike dhe private të vazhdojnë punën me staf të reduktar dhe nga shtëpia, pas shtimit të rasteve me koronavirus.

Mobi Casa

“Jo vetëm për shkak të urgjencës, por për shkak që MSH’ja në vazhdimësi është duke mbikëqyre situatën epidemiologjike, duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi pasur një rritje në institucionet publike dhe private, me qëllim të parandalimit IKSHPK’ja na ka rekomanduar që të përkrahë vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e stafit. Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucione. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, ka thënë Zemaj.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ky vendim bëhet i obligueshëm, derisa, ka kërkuar që të dalin në rrugë inspektorët./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.