Eko Higjiena

Vendimi i Kushtetueses mbi nënshkrimet e mësimdhënësve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik ka aktivizuar SBASHK-un. Kjo sindikatë për pak ditë mblodhi mijëra nënshkrime nga mësimdhënësit anembanë Kosovës, të cilët po kundërshtojnë këtë vendim.

Sipas njohësve të çështjeve ligjore, ky peticion mund të mos merret parasysh fare nga Kushtetuesja për shkak se nuk ka bazë ligjore, shkruan Zëri.

KKVITI

Mijëra nënshkrime të mësimdhënësve anembanë Kosovës mund të përfundojnë vetëm në letër dhe të mos merren parasysh fare. Fuqia e tyre nuk mund të ndryshojë vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik. Kjo pasi vendimi është marrë mbi bazën e aktit juridik më të lartë të shtetit.

Këto nënshkrime, që tashmë veçse janë dërguar në Qeverinë e Kosovës dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit, po mbajnë gjallë shpresën te mësimdhënësit që Kushtetuesja mund ta anulojë vendimin për pezullim të Ligjit për Paga. Por pak shpresa që ky peticion mund të arrijë efekt po kanë njohësit e çështjeve ligjore. Sipas tyre, vendimi është marrë duke u bazuar në Kushtetutë e që ka fuqi shumë më shumë se peticioni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.