Mobi Casa

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e rrezikon partneritetin me “Ecohigjienën”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa i pyetur nga rajonipress nëse Gjykata Kushtetuese vendos ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit për kushtëzimin e qytetarëve, a mund të rrezikohet partneriteti me “Ecohigjienën” u përgjigjë se kjo në asnjë mënyrë nuk rrezikohet sepse klientela është , por edhe kontratat me komunën dhe tregu i gjelbër që e mbanë likuiditetin e kompanisë.

Ndonëse ende nuk ka marrë ndonjë vendim Gjykata Kushtetuese rreth kërkesës së disa qytetarëve për të shfuqizuar vendimin e Asamblesë Komunale që kushtëzonte qytetarët për të paguar kompanitë publike, kjo nuk e brengos fort kreun e Komunës Qemajl Mustafa.

Mustafa i pyetur nga rajonipress nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të rrezikojë partneritetin apo edhe mund të tremb investitorët pas vendimit që mund të marrë Gjykata Kushtetuese ai tha se në asnjë mënyrë nuk rrezikohet partneriteti me “Ecohigjienën”, meqë sipas tij klientela është, por edhe kontratat me komunën dhe tregu i gjelbër që e mbanë likuiditetin e kompanisë.

Uji Dea

“Avancimi me teknologji dhe qasja ndryshe sikur ndarja e mbeturinës dhe komercializimi i saj sikur edhe riciklimi. Pagesa e obligimeve për ujin dhe mbeturinat është obligim ndaj vetvetes dhe kjo ia rritë kualitetin e jetës secilës familje dhe secilit individ” tha Mustafa.

Kreu komunal tha se kushtëzimi i pagesës është politizuar pa nevojë dhe ju sigurojë që është i drejtë dhe dobiprurës për shërbime më të mira të furnizimit me ujë dhe për ambientin tha Mustafa.

Aktualisht kushtëzimi ende është në fuqi derisa sipas Halit Azemit përfaqësues i qytetarëve të Gjilanit si palë ankuese në Gjykatën Kushtetuese , tashmë Ministria e Pushtetit Lokal ka kthyer përgjigje me shkrim që sipas saj kushtëzimi është i ndaluar . /rajonipress/