ARKATANA

Vendimi i BE-së ndaj Qeverisë, Hoti: Situata është e tmerrshme, aleatët po humbasin besimin në institucionet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian që të mos zhvillojë takime me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kabinetin e tij në objektin e Qeverisë.

Hoti e ka cilësuar këtë gjendje si të tmerrshme, duke thënë se aleatët po shprehin rezerva serioze për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës.

“Sjellja e tillë është pasojë e një lidershipi që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore. Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës,” ka shkruar ai.

KKVITI

Tutje, Hoti ka kritikuar edhe heshtjen e Presidencës, e cila sipas tij ka detyrim kushtetues të garantojë funksionimin e institucioneve.

Ndryshe, në letër drejtuar Kurtit më 8 gusht 2025, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Aivo Orav, ka theksuar se ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit, e cila shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave, duke u thirrur në nenin kushtetues që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ministrore dhe parlamentare.

“Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional. Vizitorët e nivelit të lartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare përkohësisht do të përmbahen nga takimet brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të formohet një qeveri e re,” thuhet në letrën e Oravit që ka siguruar Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.