ARKATANA

Vendimet e qeverisë në largim do të sfidohen nga qeveria e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeveria “Haradinaj” pas dorëheqjes ka marrë një varg vendimesh, të cilat po kontestohen nga ana ligjore. Dy partitë potenciale për krijimin e qeverisë së re, LVV-ja e LDK-ja, po deklarojnë se të gjitha vendimet që janë marrë brenda dhe jashtë mandatit nga Qeveria, me të cilën ka udhëhequr Ramush Haradinaj, do të shqyrtohen edhe një herë dhe do të adresohen në organet e hetuesisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij qeverisës nuk janë ndalur së marri vendime edhe pas dorëheqjes së tij nga posti i shefit të Qeverisë. Duke nisur nga emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike, të universiteteve e të ndërmarrjeve publike, emërime u bënë edhe nëpër postet diplomatike dhe në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, pavarësisht që Qeveria nuk gëzonte kompetencë të plotë për emërime në këto pozita, për të cilat u akuzua se qenë edhe politike. Mirëpo këto vendime pritet të sfidohen nga qeveria e ardhshme.

Fundamenti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat janë duke tentuar ta krijojnë qeverinë e re, po deklarojnë se të gjitha vendimet që janë marrë nga qeveria “Haradinaj” do të shqyrtohen një për një dhe çdo vendim që del të jetë jolegjitim do të adresohet në Prokurori. Se duhet të veprohet kështu po deklarojnë edhe njohësit e çështjeve juridike, të cilët theksojnë se sipas Kushtetutës së Kosovës qeveria konsiderohet e rënë nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera posti i tij mbetet i lirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.