Uji Dea

Vendimet e gjykatave kanë dëmtuar buxhetin e Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Islam Jashari, duke paraqitur pasqyrën financiare të buxhetit për vitin 2012, tha se buxheti i planifikuar ka qenë 8 milion e 065 mijë euro, ndërsa në dispozicion kanë qenë 8 milion 218 mijë euro. “Është shënuar rritje në ekzekutimin e buxhetit për 1% krahasuar me vitin e shkuar” ka thënë Jashari.

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve është shqyrtuar pasqyra financiare e buxhetit komunal për periudhën janar – dhjetor 2012, bilanci i gjendjes për vitin e kaluar si dhe është shqyrtuar propozim vendimi për formimin e komisionit për të udhëhequr dhe koordinuar punën në zgjedhjen e këshillave lokale.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Islam Jashari, duke paraqitur pasqyrën financiare të buxhetit për vitin 2012, tha se buxheti i planifikuar ka qenë 8 milion e 065 mijë euro, ndërsa në dispozicion kanë qenë 8 milion 218 mijë euro. “Është shënuar rritje në ekzekutimin e buxhetit për 1% krahasuar me vitin e shkuar” ka thënë Jashari.

Eco Higjiena

Sa i përket shpenzimeve, është shënuar një rritje ngase janë bartur shumë borxhe të vitit 2011. “Këtu hyjnë edhe shpenzimet që janë bërë me vendimin e gjykatës ku janë paguar kompani dhe punëtor të larguar nga puna e që gjykata ka vlerësuar se janë bërë shkelje”.

Islami ka njoftuar se sa i përket shkallës së ekzekutimit të buxhetit nga ana e drejtorive, ajo arrin rreth 99.60 %, kurse të hyrat janë realizuar 95.92 %. “Gjatë vitit 2012 investimet e përgjithshme në komunën e Vitisë janë 1 milion e 791.600 euro, ndërsa në bashkëfinancim me donatorët janë bërë 1.096.501 euro. Krahasuar me vitin paraprakë, shpenzimet janë më të vogla për 8.902 euro, ndërsa për derivate 5.549 litra më pak ka thënë ai.

Bordi i drejtorëve ka proceduar për KPF propozim vendimin për formimin e komisionit nga Kuvendi për të udhëhequr dhe koordinuar punën në zgjedhjen e këshillave lokale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.