Mobi Casa

Vendimet e Gjykatave e “sakatojnë” Komunën e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vetëm gjatë vitit 2013 dy vendime gjyqësore e kanë zbrazur arkën e Komunës së Gjilanit për 373 mijë euro thotë Nuhi Nuhiu drejtor i financave. Këto dënime që po bënë Gjykata i takojnë kohës së Enver Mujit dhe ne do të bëjmë padi në Gjykatë sepse padrejtësisht po i merren të hollat komunës thotë ai.

Dy vendime gjyqësore të ekzekutueshme e kanë zbrazur arkën e Komunës së Gjilanit për 373 mijë euro. Mungesa e këtyre mjeteve të cilat me vendim të gjykatës janë tërhequr nga llogaria e Komunës së Gjilanit e ka dëmtuar tej mase edhe funksionimin e institucioneve komunale thotë për rajonipress , Nuhi Nuhiu drejtor për buxhet dhe financa.

Nuhiu tha se vendimi i parë që e ka zbatuar Gjykata i takon kohës së ish kryeshefit të ekzekutivit Enver Muja. Ky ekzekutim arrin në 43 mijë euro dhe ka të bëjë me një qira që është lidhur mes Mujës dhe NLB Bankës në emër të qirasë mujore.

Në vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit të cilin e ka siguruar rajonipress është urdhëruar nga ana e gjyqtarit përmbarues Aziz Shaqiri (nga departamenti i përgjithshëm i Gjykatës), Ministria e Ekonomisë dhe Financave – Thesari në Prishtinë që mjetet nga xhiro llogaria e Komunës së Gjilanit në emër të qirasë për shfrytëzimin e lokaleve afariste në lartësi prej 43.999.86 euro të barten në xhirollogarinë e NLB bankës nga Prishtina.

HW

Ky vendim i Gjykatës e ka shokuar drejtorin Nuhiu, por sipas tij nuk është vetëm ky vendim pasiqë një tjetër vendim gjyqësor që lidhet me ish kryetarin e Komunës Xhemajl Hyseni është ekzekutuar këtë të hënë në vlerë të 230 mijë eurove.

Nuhiu tha se ky rast ka lidhje me një shpronësim toke i cili mbi 100 mijë euro i ka marrë qysh para vitit të ri (2012), kurse tani i njëjti person i ka marrë në emër të këtij shpronësimi edhe 230 mijë euro tjera. “Vërtet këto vendime janë të pakuptueshme dhe nëse vazhdohet kështu atëherë Gjilani duhet të punojë vetëm për të shlyer borxhet e pushteteve të kaluara. Ne pos padisë që do ta bëjmë shpejt do të kërkojmë edhe hetime dhe revizion për të gjitha ato lokale afariste që janë dhënë me qira dhe për të gjitha shpronësimet që janë bërë për kohën që po na merren mjetet” tha Nuhiu.

Ndërkaq avokati i Komunës, Bardhosh Dalipi nuk ka dashur të flas me arsyetimin se duhet të marrë leje nga zyra për informim e Kuvendit Komunal e cila sipas tij e ka sugjeruar që mos të flas me mediet për raste të tilla pa u konsultuar me zyrën për informim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.