FITORJA

Vendim nga kryesia e degës së AKR-së në Gjilan: Marrëveshja për ne është inekzistente

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të enjten në mbledhjen e kryesisë dhe strukturave të degës në Gjilan, pas një debati të gjatë për çështjen e marrëveshjes për koalicion të dy këshilltarëve të AKR-së në kuvendin komunal u muar vendim me sa vijon: 1. Ne si kryesi dhe strukturë e degës AKR-së Gjilan nuk e pranojmë njē koalicion të tillë sepse nuk është marr pëlqimi dhe vendimi në degën e kryesisë, kjo marrëveshje është inekzistente për degën tonë dhe kjo marrëveshje për ne ĕshtë ilegale prandaj ne nuk jemi në koalicion me LDK-në.

2. Paraqitja e këtyre dyve këshilltarëve më emër të AKR-së nuk është valide sepse nuk paraqesin orientimin politikë të degës së AKR-së Gjilan por mund të paraqiten si këshilltarë të pavarur, arsyeja qëndron në atë se që nga zgjedhja nuk janë konsultuar dhe nuk kanë prezantuar nëpër mbledhje të kryesisë degës.

3. Në të gjitha komitetet dhe komisionet dhe propozimin e drejtorit këta dy këshilltar kanë vendosur për gjitha këto çështje pa marrë mendimin e kryesisë degës e cila kryesi nuk është konsultuar nga ata asnjëherë.

FIDANISHTJA

4. Në takimin e sotëm të mbledhjes së kryesisë me datën 03.05.2018 këta dy këshilltarë nuk morën pjesë për të raportuar për çështjen e koalicionit me LDK-në. 5. Kryesia dhe strukturat e degës kërkojnë qĕ të anulohen të gjitha veprimet e këtyre këshilltarëve dhe autorizohet kryesia e ngushtë të merret me çështjen e koalicionit dhe të raportoj për koalicion sipas statutit të partisë kryesisë së degës.

Ky vendim i kësaj kryesie është marrë në bazë të strukturës partisë, anëtarësisë, simpatizantëve të degës AKR-së Gjilan Deklaratë nga Kryetari i degës AKR-së Gjilan Ismet Hajdini thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.