Fundamenti

Vendim i padrejtë për financimin e klubeve sportive të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Propozim vendimi i kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, dërguar Kuvendit Komunal për miratim në seancën e radhës e cila mbahet më 26 maj, lidhur me subvencionimin e aktiviteteve të Shoqatave dhe Klubeve Sportive, është i padrejtë dhe diskriminues thotë Fatbardha Selmani këshilltare e PDK-së.

Ai kishte premtuar mbështetje financiare për të gjitha klubet sportive të Gjilanit, ndërsa tani kjo nuk po ndodhë.

Dy klubet futbollistike e meritojnë këtë mbështetje financiare dhe pse nuk është e mjaftueshme, sikurse për klubin e basketbollit e volejbollit poashtu.
Por ku po mbeten edhe shumë e shumë klube të tjera sportive që ka sot Gjilani.

Atyre nuk po u ofrohet asnjë lloj mbështetje financiare, bile as transporti i sportistëve nuk po u mundësohet për të marr pjesë nëpër garat kombëtare ka thënë Selmani.

Ne si opozitë, do të kërkojmë që në seancën e Kuvendit Komunal, të mbështeten të gjitha klubet sportive nga buxheti komunal, varësisht prej mundësisë financiare, por nuk do të pranojmë që të ndodhë ky diskriminim i plotë i sportit Gjilanas.

ARKATANA

Pastaj nuk është e drejtë që komuna ti ndajë 5 mijë euro një shoqate , po ashtu 5 mijë euro të tjera prapë për një shoqate tjetër, ndërsa në anën tjetër mos ti ndahen as një mijë euro, psh. Shoqatës së Gruas “Iliria”, e cila kryen aktivitete jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të nevojshme për viktimat nga dhuna në familje. Edhe pse kjo shoqatë ka paraqitur projektin e saj dhe aktivitetet të cilat i kryen gjatë vitit ajo.

Ne jemi që të mbështeten këto klube sportive dhe shoqata rinore, por gjithsesi në këtë vendim duhet të përfshihen edhe klubet tjera sportive, siç janë ato të futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, karates dhe kategorive të tjera. Por edhe disa shoqata të tjera që janë të rëndësishme për komunën e Gjilanit.

Deri më tani shumë klube sportive nuk kanë përfituar asnjë subvencion nga qeverisja Haziri, ndërsa u janë ndarë nga 5 mijë euro kompanive të ndryshme private, të cilat merren me organizimin e manifestime të tyre private dhe biznesore, që nuk janë në agjendën e komunës, për tu mbajtur si aktivitete kulturore.

Vlerësojmë që komuna duhet të jet më e përkushtuar dhe t`i hapë krahët e mirësisë edhe për shumë klube e shoqata të tjera dhe së paku të mbaj premtimin ka thënë Selmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.