Eko Higjiena

Vendim i ngutshëm i Qeverisë së Kosovës…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Bilall Maliqi – Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, për t’u aplikuar hyrja në territorin e saj vetëm me tri doza të vaksinimit anti-kovid, ose, në mungesë të vaksinës së tretë, të nxirret testi antikovid, ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët, përkundër lidhjeve të afërta farefisnore që kanë me Kosovën, në theks të veçantë me komunat: Gjilan, Kamenicë, Fushë Kosovë etj., tani me këtë vendim të ngutshëm, pamundëson, apo më mirë të themi po ua shkëputë çfarëdo lidhje me Kosovën, sepse kjo për shqiptarët e komunave tona ka kosto për ta bërë testin antikovid, dhe ata që kanë marrë dozën e dytë, duhet të presin 180 ditë deri te doza e tretë e vaksinës dhe në këtë drejtim pala dëmtuese janë shqiptarët e Luginës, në mesin e tyre studentët të cilët duhet shkuar për t’i ndjekur ligjëratat e tyre në fakultetet përkatëse, lidhjet ekonomike e tregtare, gjë që ky veprim i Qeverisë është një shuplakë kundrejt shqiptarëve të lënë pasdore, në mëshirën e fatit.

Ky vendim skandaloz dhe i ngutshëm, edhe njëherë tregon qartë neglizhencën dhe mosinteresimin shtetëror të Kosovës, duke anashkaluar dhe duke i vë pengesa për hyrje në territorin e saj shqiptarëve të tri komunave tona.

ARKATANA

Në vend që Qeveria e Kosovës të interesohet t’u dalë në ndihmë të infektuarve nga këto tri komuna, t’u ndihmojë me barëra esenciale e me resurs mjekësor, ajo po i vendosë bllokadë totale dhe kjo vie në kohën kur kjo pjesë shqiptare po ballafaqohet me një krizë të lartë qoftë ekonomike por edhe shëndetësore.

Nuk është vonë që Qeveria ta tërheqë vendimin dhe t’u mundësohet e lëvizja e lirë shqiptarëve në çdo aspekt të jetës, sepse e ka edhe obligim si moral ashtu edhe shtetëror të jetë sa më afër shqiptarëve si në ndihma materiale, po ashtu edhe në krijimin e kushteve për lëvizje të lirë dhe pa asnjë pengesë shqiptarëve të tri komunave tona./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.