RCCOLA

Vendim i jashtëligjshëm për stopimin e privatizimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Berat Rukiqi, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, thotë se vendimi i Qeverisë për ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore mund të jetë i drejtë, por nuk bazohet në legjislacionin aktual. Sipas tij, tokat shoqërore janë nën menaxhim të AKP-së, derisa kjo e fundit është nën menaxhim të Kuvendit dhe vetëm Kuvendi mund të marrë vendime për fushëveprimtarinë e AKP-së, shkruan sot, gazeta Zeri.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për stopimin e privatizimit të tokave bujqësore, të cilat janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), po konsiderohet si i jashtëligjshëm nga ekspertët e ekonomisë në vend.

Pas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës Fatmir Limajt, në mbledhjen e fundit Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për stopimin e privatizimit të tokave bujqësore.

Uji Dea

LEXO EDHE: Ministrat e deputetët, përfituesit më të mëdhenj nga rritja e pagave

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar përkohësisht për një afat njëvjeçar privatizimin e tokave në pronësi shoqërore, periudhë gjatë së cilës do të verifikohen nevojat që kanë institucionet shtetërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për prona me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe investimeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.