ARKATANA

Vendi i parë i festivalit Ansamblit “Mitrovica”, çmimi special për “Nakem” nga Bursa

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Ka përfunduar sonte Festivali i këngës dhe valles shqipe “Flakadanit i Karadakut 2016”, që ka shënuar përmbylljen e gjithë manifestimit të sivjetmë tradicional kulturor e sportiv.

Mbrëmja finale u karakterizua me paraqitjen e gjashtë Ansambleve dhe shoqërive që ishin konkurrente, ndërkohë që u përmbyll me Ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”.

Sonte para publikut, u paraqitën Ansambli “Mitrovica” nga Mitrovica, Shoqëria Kulturore e Artistike Burimet e Sharrit” nga Tetova, Ansambli “Pjetër Bogdani” nga Kruma, Ansambli “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, Ansambli “Syziu Dance Folk” nga Lushnja dhe Ansambli “Nakem “ nga Bursa e Turqisë.

UBT

Juria profesionale në përbërje Sejmen Gjikoli, Sami Piraj dhe Dilaver Kryeziu, kanë ndarë tri çmimet e para dhe çmimin special.

Vendi i parë i takoi Ansamblit të këngëve dhe Valleve “Mitrovica” nga Mitrovica. Vendi i dytë Ansamblit “Jahi Hasani” nga Çegrani dhe Vendi i tretë Ansamblit “Pjetër Bogdani“ nga Kruma.

Ndërsa çmimi special këtë vit i takoi Ansamblit “Nakem “ nga Bursa e Turqisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.