Hidromorava

Vendet fqinje pjesë e programit 7,5 miliardësh të BE-së, por jo edhe Kosova

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit të Evropës Digjitale.

Me firmosjen e marrëveshjes që u bë të premten në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jetë pjesë e këtij programi, i cili financohet nga Bashkimi Evropian prej gati 7,5 miliard eurove.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së.

Fundamenti

“Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard euro”.

“Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së”, ka shkruar Rama në Facebook./Telegrafi/