Eko Higjiena

‘Vendet anëtare të BE-së e dinë epilogun për vizat’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri ka thënë se as tash që është pjesë e Qeverisë dhe as kur ka qenë në opozitë nuk ka parapëlqyer që të jep data. Këtë ai e ka thënë duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, në do të ndodhë sivjet ose jo.

“Ne punojmë në Qeveri që kjo [liberalizimi i vizave] të ndodhë këtë vit. Por cili do të jetë epilogu e dinë qeveritë anëtare të vendeve të BE-së”, ka thënë Tahiri.

Fundamenti

“Ajo që duhet ta di publiku është që liberalizimi i vizave dhe vlerësimi për të është goxha shumë teknik –është proces i vlerësuar dhe monitoruar shumë ashpër. Në histori jo vetëm të Kosovës, asnjëherë asnjë shtet nuk ka pasë vlerësim më të saktë për përmbushjen e kritereve në raport me liberalizimin”, ka shtuar Tahiri në Zona B.

Sa i përket migrimit që është njëri prej telasheve me të cilën përballet Evropa dhe ndikim që kjo dukuri mund të ketë për Kosovën, Tahiri ka thënë ” Të gjitha evidencat e policisë që janë prezantuar te krejt ministrat e brendshëm të BE-së tregojnë për statistika të sakta të rënies drastike të migrimit ilegal nga Kosova drejt vendeve të BE-së. Rënia është jashtëzakonisht e madhe. Të gjitha masat dhe garancionet që merr një polici janë të dokumentuar te autoritetet e BE-së. Një numër i kritereve kanë qenë të përmbushura edhe në të kaluarën jo vetëm në Qeverinë Haradinaj”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.