Eko Higjiena

Vendbanimi im, Atdheu

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ese nga Atdhe Geci – Piktori, Avni Behluli, është artistë i mirëfilltë; poet në pikturë, poet në skulpturë, poet në grafikë dhe poet në gdhendjen në guri dhe gdhendje në dru. Krijimtaria e artistit, Avni Behluli është e vlerësuar me 33 çmime komunale, kombëtare, dhe ndërkombëtare. Vepra e piktorit Avni Behluli është prezantuar në 22 ekspozita personale dhe, në 136 ekspozita kolektive në 3 kontinente; në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Artisti Avni Behluli u lind me 17. 10. 1960 në Breznicë të Dardanisë. Shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesme dhe Akademinë, në Prishtinë. Fshati Breznicë i Dardanisë ngjan një lugu të populluar me 1728 shtëpi, 220 familje, e sipas ( regjistrimit të vitit 1992 )1790 banor.

Dy shpatet e Breznicës, njëra tumë dhe tjetra kodër dhe një lumë në mes të fshatit, janë bekim për kopshtet dhe frymëzim për artistin e shquar kombëtar, Avni Behlulin.

Piktori, Avni Behluli, është artistë i mirëfilltë; poet në pikturë, poet në skulpturë, poet në grafikë dhe poet në gdhendjen në guri dhe gdhendje në dru. Krijimtaria e artistit, Avni Behluli është e vlerësuar me 33 çmime komunale, kombëtare, dhe ndërkombëtare. Vepra e piktorit Avni Behluli është prezantuar në 22 ekspozita personale dhe, në 136 ekspozita kolektive në 3 kontinente; në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Pikturat e Avniut, grafikat dhe gdhendjet në dru janë shpërndarë në të pesë kontinentet. Në thellësi të zemrës së njeriut shprehet Avniu, shpirti i njeriut ka të fshehtat e krijimit. Në jetë shumë mendje e duar e bëjnë fitoren. Krijimet janë personale. Kryevepra e tij, “Covid-19” është vepër gjithëbotërore. Z. Atdhe, nëpër njeri kalojnë të mirat dhe këqija e kësaj jete. Njohja me ngjyrat, njohja me zemrën e gurit, njohja me zemrën e bimëve dhe të drurit, janë betejat e mia në krijimin e një vepre arti.

ARKATANA

Në çastet kur unë krijoj shprehet Avniu, unë jam padron i fatit tim në krijimtari dhe kapiten i shpirtit tim në dashuri. Shpirti im nuk është me xhama.

Në çastet kur krijoj shprehet Avniu, tërë botën time e kam në studio. Lufta e motiveve nuk është e pahetueshme qoftë në punishten e pikturës, qoftë në gdhendjen në guri, apo gdhendjen në dru.

Në krijimet e këtij gjeniu të nënqielli shqiptar, shquajmë këto vepra; Ciklin, “Mbretërit dardanë”, “Mbretëresha Teutë”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Dosja K” “Muzikanti”, “Doruntina”, “Gjilpëra e thatë”, dhe mbi Njëmijë punime të tjera. Në Galerinë e punimeve të Artistit të Shquar Kombëtar, Avni Behlulit, edhe vizitori më i thjeshtë do të mrekullohej. Z. Atdhe, pasioni im për të krijuar është i pareshtur. Me çaste, frymëzimi për të pikturuar, frymëzimi për të gdhend në guri ose në dru, më vjen prej përtej meje. Dallgët e frymëzimit në krijimtarinë time shprehet Avniu unë s´mund t´ i ndali. Artit askush s´a di ditëlindjen, por as vdekjen. Vepra e artistit kombëtar, Avni Behlulit, është një galeri e tërë. Vepra e tij epiko-lirike shëmbëllen çdo kund ku ajo prezantohet. Po e mbylli këtë ese të shkurtër, me shprehjen e artistit Avni Behluli, “për çdo punim timin kam dashuri të veçantë”. Eseja vazhdon!…

Atdhe Geci – Dortmund – 2020

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.